Me 22 korrik 2021 rreth orës 09:55, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan nga ana e Policisë së Kosovës njësitet e hetimeve rajonale kanë realizuar bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit S. S. (1991) në fshatin Bushincë, Komuna Novobërdë, në lidhje me dyshimin se i njëjti kishte kryer vepra penale “Mashtrim, Kanosje dhe Mbajtje në pronësi të pa autorizuar te armës” bashkë me të dyshuarin tjetër D.R.(1980), që të dy serb, shtetas të Kosovës, me banim në këtë fshat.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit S.S. janë gjet dhe konfiskuar një Pushke EM-48 me cal. 79mm, një pushkë gjuetie me cal. 12, një pale pranga të policisë, njëqind e pesëdhjetë e pesë copë (155) fishekë të cal 79 mm , gjashtëmbëdhjeti (16) copë fishekë të cal. 12 , Dy (2) thika (bajoneta) .
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit ,ndaj njërit nga të dyshimtit rëndon akuza për “Mashtrim”, gjersa ndaj tjetrit për “Kanosje, dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës” .
Të dyshimtit besohet se e kanë ushtruar “Kanosje dhe Mashtrim” ndaj viktimës F.M. (1973) shqiptar shtetas i Kosovës.
Lënda në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit dërgohet në Prokurorinë Themelore.
Rasti është nën Hetime. /2LONLINE.com/