Mark Goodram, 36 vjeç, dhe Jon-Ross Watson, 31 vjeç, shkuan në një vizite katër-ditore në Londër pas uljes së denimit të tyre.
Gërvishtja fituese u ble në Waitrose në Clapham, në jug të Londrës. Por, kompania e lotarisë dyshon se gërvishtja është blerë me një kartë të vjedhur bankare dhe po mban burimet gjatë një hetimi.
Asnjëra nga palët nuk besohet të ketë një llogari bankare – duke e bërë të pamundur që ata të posedojnë një kartë debiti.
Goodram ka 22 dënime dhe është burgosur për tetë muaj në vitin e kaluar për vjedhje të një garazhi. Kur u arrestua ai kishte një kartelë tjetër të bankës.
Ndërkohë, Watson u burgos për 16 javë për mashtrim me karta bankare në Darwen, Lancs. Watson dhe Goodram mohojnë çdo keqbërje dhe këmbëngulin se fitimi i tyre është i ligjshëm.
Dyshja tani ka angazhuar avokatin Henry Hedron për të luftuar për paratë e tyre. Ai i dha lotarisë afat për ti paguar – por paratë nuk arritën kurrë.