Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor ka bërë me dije se në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor .