Drenica dhe Prishtina janë dy skuadrat e vetme në futbollin kosovar që nga pas lufta nuk kanë rënë asnjëherë nga Superliga e Kosovës në futboll.
Përkundër vështirësive që patën gjatë këtyre 17 viteve, këto dy skuadra kanë arritur të ruajnë me sukses statutin e elitarit, madje duke renditur një varg suksesesh sidomos klubi nga kryeqyteti i cili ka fituar 7 kampionate, 3 kupa të Kosovës dhe 7 Superkupa.
Në anën tjetër skuadra nga Skenderaj, KF Drenica nuk ka ndonjë trofe të fituar edhe pse njëherë ishte finaliste e Kupës së Kosovës mirëpo aty u mposht pikërisht nga Prishtina në penallti.
Pavarësisht që nuk ka trofe të fituar Drenica mbetet një nga skuadrat më stabile në kampionatin e Kosovës.
Theksojmë që deri para një viti pjesë e këtyre dy ekipeve ishte edhe Besa e Pejës, mirëpo pas një sezoni të dobët u largua nga Superliga këtë edicion për herë të parë pas 18 vitesh.