Autoritetet policore në raportin e tyre për ndodhitë në 24 orët e fundit, kanë bërë me dije edhe për dy raste të vjedhjeve të rënda që janë regjistruar në statistikat policore, raste këto që kanë ndodhur në Viti.
VJEDHJE E RËNDË
· Viti 08-09.01.2023 – 18:20-16:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur deri më tani i janë vjedhur një shumë e të hollave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
· Viti 09.01.2023 – 20:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa nuk ka qenë në shtëpi, të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij, dhe i kanë vjedhur një revole të cilën e posedonte me leje dhe stoli ari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/