DYLON

Megjithatë SC Gjilani në shitje!

Megjithatë SC Gjilani në shitje!
Avatar photo Redaksia

Studio Ligjore “Global Legal Business” SHPK, me pronar Arsim Vranovci, njëherazi përfaqësuesi i vetëm i autorizuar për shitjen e klubit futbollistik SC Gjilani, përmes një reagimi për media, hedh poshtë të gjitha informatat për rikthimin e pronarit të mëparshëm,  Florim Zuka në drejtimin e klubit SC Gjilani

Avokati Arsim Vranovci ka bërë me dije se Florim Zuka do t’i përmbushë të gjitha obligimet financiare të mbetura kundrejt futbollistëve dhe stafit, mirëpo procesi i shitjes së klubit vazhdon, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Gjithashtu, thotë Vranovci, përmes këtij reagimi dëshiron të rikujton që më datë 16.01.2023, ora 10:30, në Hotel Astoria – Gjilan, do të mbahet eventimenti që do të organizohet për shitjen e 100% të aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani”

“Ne besojmë se “SC Gjilani’ ka një të ardhme të ndritshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për investim. Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni më shumë për klubin si dhe ju inkurajojmë të shqyrtoni dorëzimin e një oferte”, ka thënë Arsim Vranovci nga Studio Ligjore “Global Legal Business SH.P.K”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.