Refik HASANI
Me inicimin dhe ndërmjetësimin e BE-së, me këmbëngulësin e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, znj.Federica Mogherini, pas dy takimeve ndaras dhe sy më sy të Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Mustafa, në njërën anë me Presidentin Nikoliq dhe Kryeministrin Vuçiq, u arrit treni të ndalet dhe sot muri të rrënohet.
Dy pyetje publike drejtuar instancave dhe mekanizmave më të larta të BE-së.
- Kur do të presim Brukselin të prerë që të shpërbëhen tërësisht edhe institucionet paralele të Serbisë në Kosovë?
- Kur do të presim Brukselin të prerë dhe arrihet që të ndodhë një marrëveshje Shqiptaro-Serbe dhe tek pastaj Serbia të njohë Republikën e Kosovës?