DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman

Zëvendëskryeministri Bislimi priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Në këtë takim, u ritheksua përkrahja ndaj Kosovës në procesin e Integrimit Evropian, duke përfshirë reformat nga ERA II dhe zbatimin e MSA-së.

EkoHigjiena

U vlerësua progresi i vendit, ku u tha se Kosova ka dëshmuar të arritura në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna dhe përkushtimi ynë do të vijojë në zbatimin e MSA-së, përmes dhe fuqizimit të kapaciteteve për zbatim dhe koordinim të reformave.

Politikat qeveritare për punësim dhe drejtësi, janë në sinkron me pritjet e Komisionit Evropian dhe për këtë u konfirmua gatishmëria për të mbështetur Qeverinë, përfshirë me asistencë teknike dhe projekte konkrete. Pakoja energjetike dhe përkrahja e pakos vjetore nga IPA 2023 me 75 milionë euro, ishin gjithashtu në fokus të diskutimeve me theks në masat për kursimin dhe diversifikimin e energjisë.

Në këtë takim u diskutua dhe në lidhje me Reformën e Administratës Publike me theks në dy ligjet bazë dhe Racionalizimin e Agjencive si dhe për procesin e reformës gjyqësore, vetingun, përpjekjet për adresimin e dhunës në familje dhe reformat tjera në fushën e sundimit të ligjit.

U përgëzua Kosova për pakot dhe reformat socio-ekonomike, si dhe për performancën ekonomike të vendit, duke shënuar përmirësime në indikatorë të rëndësishëm, ku synimi është vazhdimi i trendit pozitiv dhe impaktit e fryteve edhe në të ardhmen të politikave publike të adoptuara.

Potenciali për investime dhe sektori i IT, potenciali i të rinjve dhe rritja e punësimit, ishin gjithashtu ndër temat e prekura përgjatë diskutimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa z. Koopman shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.