Pas studimeve njëvjeçare, oficerët e FSK-së, Major Ali Haxhimustafa dhe Major Besnik Selimi, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane dhe në të njëjtën kohë përfunduan edhe Masterin në Studime Operacionale, në Fort Leavenwoth, Kansas, SHBA.
Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane (CGSC) ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve për operacione të përbashkëta, ndërinstitucionale dhe shumëkombëshe me spektër të plotë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu vepron si agjenci kryesore për programin e zhvillimit të udhëheqësve të Ushtrisë, si dhe avancon artin dhe shkencën e profesionit ushtarak në mbështetje të kërkesave operacionale të Ushtrisë.
Suksesi i oficereve është vlerë e shtuar në kuadrin profesional dhe akademik të FSK-së, si dhe në proceset zhvillimore të saj, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/