Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimi i qeverisë me të cilin parashihen të ndahen 2 milion euro për Luginë, është lajm i mirë dhe është pasqyrimi i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Vetëvnedosjes e ka kundrejt kombit shqiptar.
“Në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2022 të prezantuar dhe miratuar nga Qeveria, në mes të vendimeve parashikohet të ndahet një vlerë prej 2 milionë eurosh, për herë të parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ky lajm, është pasqyrimi i vëmendjes, përkujdesjes dhe gjithëpërfshirjes që qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kundrejt kombit shqiptar”, thotë Alban Hyseni, i cili është kandidati i kësaj Lëvizjeje për kryetar të Komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntorit. /2LONLINE.com/