Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, mund të largohet nga Werder Bremeni në merkaton e janarit, pasi interesimi për të nuk mungon.
Klubi ka nevojë për shërbimet e “Raketës”,por nuk do që të humbasë në aspektin ekonomik nëse në verë i ulet vlera e kartonit.
Dortmundi shfaqet pas Rashicës, pavarësisht se interesimi për lojtarin nuk është aq i fortë.
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, ka bërë me dije se nuk dëshirojnë të shesin Rashicën në merkaton e janarit.
Ndersa, Dortmundi ne anen tjetër, dëshiron të mbajë Sanchon deri në verë dhe afrimi i Rashicës varet nga e ardhmja e anglezit.
Aston Villa është klubi tjetër që dëshiron me çdo kusht afrimin e lojtarit shqiptar. Anglezët janë gati të japin deri në 35 milionë euro për kartonin e Rashicës. Oferta e klubit anglez përitet prej kohësh dhe nuk është më risi. Werderi ka një punë të vështirë që të mbajë Rashicën në klub.