DYLON

FC Drita kryen obligimet ndaj futbollistëve, jep pagat para kohe

FC Drita kryen obligimet ndaj futbollistëve, jep pagat para kohe
Avatar photo Elife Sherifi

FC Drita është njëra nga skuadrat më korrekte në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi gjilanas ua plotëson të gjitha kushtet lojtarëve të tyre dhe u qëndron afër si me paga ashtu edhe me premia.

Futbollistët e Dritës kanë marrë pagat e muajit dhjetor ditën e enjte, më 26 dhjetor,  duke gëzuar futbollistët e tyre para festave të fundvitit.

Përderisa shumë klube në Superligë u kanë mbetur borxh lojtarëve nga një muaj e më shumë, te Drita nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

EkoHigjiena

Të paktën kështu kanë njoftuar vetë futbollistët dhe një lajm për ankesa të tilla nuk është më aktual te Drita, nga udhëheqja e Dritës me President Valon Murselin dhe bashkëaksionar të tjerë.