Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pati paraqitje mbresëlënëse gjatë këtij viti, duke shkuar përtej parashikimeve të optimistëve më të mëdhenj.
Disa lojtarë kanë fituar rritje në vlerat e tyre në tregun e shitjes, por ka edhe të atillë që kanë pësuar rënie.
Është fjala për mesfushorin e Lazios, Valon Berishën dhe mesfushorin e Sandhausen, Besar Halimin.
Berisha më parë kishte vlerë prej 7 milionë euro në “Transfermarkt”, ndërsa dy milionë i është zvogëluar vlera duke mbetur në 5.
Ai nuk po ka minutazhë në klubin italian dhe kjo ka ndikuar në këtë ulje.
Ulje në vlerë ka pësuar edhe Besar Halimi, i cili nga 700 mijë euro sa ka vlejtur më parë, tani vlen 100 mijë më pak, pra 600 mijë euro.