Ish-kampionët e Kosoves, Trepça 89’ janë duke punuar në heshtje këtë afat kalimtar të transferimit të futbollistëve.
Te Trepça 89’janë duke qëndruar në prova edhe dy futbollistë të huaj, dy qendërmbrojtës që vijnë nga Brazili dhe Franca.
Identiteti i tyre nuk është bërë publik, derisa dy futbollistët do qëndrojnë për disa ditë te ish-kampionët e vendit për të bindur stafin teknik nëse mund të ‘fitojnë’ një kontratë pune apo jo.
Dy futbollistët u paraqiten në miqësoren që ’89-shi e fitoi këtë të diel përballë skuadrës nga Liga e Parë, Onix (1-0).