Edhe pse në dukje të parë delegatët e Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese me 2 Korrik 1990, me delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së së 31 Majit 2015 nuk kanë asgjë të përbashkët, megjithatë e kanë të përbashkët analogjinë e veprimit dhe riorganizimit që pritet të ndodhë në LDK.
Florim Zeqa
Etapa e parë fillon me 23 mars të vitit 1989, kur suprimohet Autonomia e Kosovës në ish Federatën Jugosllave, duke kthyer Kosovën pjesë të Serbisë. Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, vetëm 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, të rrethuar me autoblinda dhe snajperist nga të gjitha anët, muarën guximin dhe votuan kundër këtij suprimimi, duke dalë në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Kështu 23 marsi i vitit 1989, si çdo ngjarje tjetër me rëndësi për kombin nxori në pah protagonistët e vet, nga të cilët fillon kthesa e madhe historike, me ç’rast zhvillimet e mëvonshme politike muarën kahjen e vet të natyrshme deri në çlirimin përfundimtar dhe pavarësimit të vendit nga Serbia.
Satrapi i Ballkanit, diktatori dhe krimineli Millosheviq, i bindur në përbërjen e Kuvendit të “KSAK”, asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se e njëjta përbërje e deputetëve do mund të bëjë të kundërtën e asaj që ai kishte planifikuar.
Përshkallëzimi i dhunës së regjimit millosheviqian, i kishte motivuar dhe nxitur delegatët shqiptar të Kuvendit të Kosovës që t’ia kthejnë shpinën regjimit antipopullor dhe antikombëtar të Millosheviqit, për t’u renditur krah kërkesave legjitime të popullit të tyre.
Ky organizim filloj me mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm, ku brenda një kohe relativisht të shkurtër arrinë të tubohen 114 nënshkrime të delegatëve shqiptar dhe joserb që quan në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila e shpallë Kosovën njësi të barabartë me republikat tjera në ish federatën jugosllave.
Kështu, privilegjin më të madh Delegatët e 2 korrikut 1990 e kanë, që patën fatin e madh të jenë shkrues të një historie të lavdishme kombëtare, për të mbetur përgjtihmonë në kujtesën historike të popullit shqiptar.
Etapa e dytë, edhe pse në një përiudhë tjetër kohore dhe rrethana tjera politike, fillon përafërsisht me të njëjtën situatë, të kapjes dhe uzurpimit të subjektit me traditën me të gjatë demokratike në vend nga mbeturinat e të njëjtit sistem politik.
Sot i kemi delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së se 31 Majit 2015, të cilët nën trysninë e presioneve dhe shantazheve të diktatorit Mustafa në mënyrën më antidemokratike e rizgjodhën atë kryetar të LDK-së.
Mbyllja e dyerëve të Kuvendit për dy degët më të fuqishme të LDK-së në Diasporë (Zvicër dhe Gjermani) dhe përfshirja në listën e KP të LDK-së e servilëve, matrapzëve dhe bashkëpuntorvë të Isa Mustafës në vjeljën e 3 % në Diasporë, e vërteton mjerimin e diktatorit, degradimin moral dhe politik të subjektit me traditën më të gjatë demokratike në vendin tonë.
Ndodhi pikërisht kështu, ngase varrëmihësit e frymës rugoviane ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt ne mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm (më pak se10) të kësaj fryme në Kuvendin e VIII-të jodemokratik, të cilin me plotë të drejtë veprimtari i orëve të para dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, z. Rexhep Gjergji e krahasoj me kuvendet në Korenë e veriut.
Me aktin e pengimit të hyrjes së delegatëve të dy degëve më të mëdha dhe më të fuqishme nga Diaspora në Kuvend (Zvicër dhe Gjermani), u dhunua vullneti i shumicës dhe u fundos demokracia e brendshme në këtë subjekt politik, i cili rezultoj me deklarim publik për largim nga ky subjekt politik i disa prej veprimtarëve më të devotshëm dhe të largimit në heshtje të qindra e mijëra antarëve të tjerë besnik të LDK-së, të cilët nuk dëshirojnë të identifikohen dhe as të jenë më pjesë e kësaj strukture klanore të LDK-së së kapur dhe stërkapur nga fundërrinat e ish sistemit komunist Jugosllav.
Turpin më të madh diktatori Mustafa e bëri kur, ndaj të pakënaqurve të shumt në LDK (pothuajse të gjithë antarësisë përveq të klonuarëve, sejmenëve besnik, puthadorëve dhe injorantëve, servilëve dhe bythëlëpirësve), u shpreh me një çasje hakmarrëse i quajti zhurmagjinjë, të gjithë zërat kritik që kundërshtuan rizgjedhjen antidemokratike të tij në kuvendin e turpit të 31 Majit 2015-të!
Kjo paraqet shprehjen më reale të imoralitetit politik dhe njerëzor që posedon ky njeri i padinjitetshëm dhe shpirtëligë, paraqet shprehjen më tipike të një diktatori të rryer, për të cilin, të mirë janë të gjithë ata që mendojnë njëjtë si ai, që shprehen njëjtë si ai dhe që injorojnë vlerat e mirëfillta njëjtë si ai.
Me një fjalë diktatori po mundohet t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që nuk flasin me cinizmin e tij, që nuk shprehen njësoj me gjuhen injoruese dhe mimikën antipatike të tij!
Unë nga këtu u bëjë thirrje të gjithë delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të 31 Majit 2015 dhe antarëve të KP të LDK-së, që pa asnjë hezitim të fillojnë urgjentisht mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e diktatorit Mustafa dhe sejmenëve të tij në kryesinë e LDK-së, për të shpëtuar LDK-në nga katandisja akoma më e madhe në zgjedhjet e paralajmëruara lokale të 22 tetorit të këtij viti.
Thellësisht jam i bindur, se një nismë e tillë e delegatëve të KZ dhe KP të LDK-së, do të fuqizohet akoma më shpejtë se sa kundërshtia e delegatëve të Kuvendit të Kosovës ndaj satrapit Millosheviq në vitin 1990, ngase pakënaqësia e elektoratit është aq e madhe saqë do të shpërthejë si vullkani “Etna” në Itali, si dhe është aspekti tjetër pozitiv për delegatët e zgjedhur të Kuvendit të LDK-së, të cilët përkundër kërcënimeve dhe shantazheve për largim nga puna dhe konseguenca tjera politike, nuk e kanë rrezikun për jetë siq e kishin delegatët e Kuvendit të Kosovës në vitin 1990!
Shkarkimi i Mustafës duhet të pasohet me themelimin e Këshillit Iniciativ në qendër dhe krijimin e këshillave iniciative nëpër degë, nëndegë dhe aktive, për organizimin e zgjedhjeve të ndershme, të pastra dhe të pandikuara nga asnjë grup i interesit në LDK, me përfshirjen e veteranëve (themeluesve) të LDK-së, që nuk ishin pjesë e drejtimit të LDK-së post-rugoviane, gjeneratës së mesme dhe të re, për ç’rrënjosjen përfundimtare të grupeve e klaneve të etshme për pushtet në LDK-në e sotme.
Kështu kryesia qendrore dhe kryetari i LDK-së duhet ta kenë bazën deleguese e jo të jenë produkt i katapultimit në stilin e “parashutistëve dhe klandestinëve”, pa qenë asnjëherë antarë të LDK-së, siq ka ndodhur deri më tani!
Eshtë momenti i fundit, do të thoja domosdoshmëri e kohës që të bëhet ndërlidhja e brezave në LDK, sepse brezi i ri i cili nuk e ka përjetuar epokën e lavdishme të Ibrahim Rugovës, e ka të vëshirë për të akceptuar drejt frymën rugoviane në LDK,…madje kjo u bëhet akoma më të vështirë për ta kuptuar vizionin rugovian në kohën kur, rrethanat e bastardimit të frymës rugoviane në LDK-në post-rugoviane, në veqanti këtyre viteve, muajëve dhe ditëve të fundit, kanë arritur piedestalin e degradimit të çdo vlere dhe morali njerëzorë.
Nëse vërtetë LDK-ja dëshiron për të kthyer autoritetin që kishte në të kaluarën, patjetër duhet të ruaj etapat dhe brezat e saj të artë, duke i gërshëtuar me gjeneratën e mesme dhe të re, të kuadrove të specializuara, si; doktor shkencash, profesor, shkrimtar, analist dhe gazetar të guximshëm, të cilët suksesshëm do të reformonin partinë dhe kthenin besimin tek elektorati rugovian.
Bashkimin e të gjithë veprimtarëve të dinjitetshën të LDK-së, e shpirtërave të pastër të antarësisë së gjërë në Kosovë dhe Diasporë rrethë iniciativës për shkarkimin e diktatorit dhe sejmenëve të tij, nuk duhet kuptuar si hakmarrje ndaj askujtë, por si një fillim i një epoke të re për LDK-në, për rimëkëmbjen dhe kthimin në vlerat e saj themeltare.
Se vërtetë është e mundur të largojmë diktatorin dhe t’i parandalojmë shumë të këqija për vendin dhe LDK-në në veqanti, e dëshmon rasti heroit kombëtar Isa Boletini,…po të mos ishte këmbëngulëisa e familjarëve të tij, sot ai do të ishte i varrosur në Vlorë e jo në Boletin, ashtu siq patën planifikuar vasalët e Serbisë (Rama e Thaçi).
Sikurse Delegatët e 2 korrikut 1990 që patën fatin e madh të jenë shkrues të një historie të lavdishme kombëtare, për të mbetur përgjtihmonë në kujtesën historike të popullit shqiptar të Kosovës, ashtu edhe Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së së 31 Majit 2015, e kanë rastin të hyjnë në historinë e lavdishme të LDK-së.
Nuk ka njerëz të mëdhenj, por ka sfida të mëdha, të cilat njerëz të thjeshtë sikur ne, dinë t’i përballojnë.