Krahas 10 komunave të Kosovës, Durrësi është komuna e 11-të ku do të organizohen Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani takoi kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako, për të biseduar për sportin detar të lundrimit dhe hapat e mëtutjeshëm në kuadër të bashkëpunimit për LM2020.
Prezent në takim ishte edhe nënkryetari i Durrësit, Renis Mullaj, dhe koordinatori i Sekretariatit koordinues ndërqeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, Gentian Sala. /2LONLINE/