Trajneri Klodian Duro ka vendosur të largohet nga skuadra e Gjilanit dhe për këtë ka njoftuar përmes një njoftimi në profili ne tij në facebook.
Trajneri Duro erdhi në krye të skuadrës kuq e bardh më 26 qershor, e udhëhoqi ekipin në dy sfidat e Ligës së Konferencave ndaj skuadrës së FC Progres Niederkorn, nga e cila edhe u eliminua. Rezultati i përgjithshëm pas dy takimeve ishte 4-2.
Ja postimi i plotë:
“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numer. Ne te paren 11 kunder 14 dhe ne te dyten 10 kunder 14 por asnjehere dhe ne asnje moment nuk u dorezuam por luftuam si heronje te vertete ashtu sic i ka hije trimave te kombit Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponja. Faleminderit djem”, ka shkruar Duro.