Sipas mediave greke, sulmuesi shqiptar do të bashkohet me kombëtaren greke dhe është një goditje e madhe per Shqiperine, pose atje po e vlerësojnë jashtëzakonisht yllin e Panioniosit.
Ish-sulmuesi i Shqipërisë U21, Fjorin Durmishaj ka lëshuar një intervistë për mediat greke, që do të transmetohet të dielën dhe përmban fraza të forta të 22-vjeçarit, i cili shpjegon pse ka zgjedhur Greqinë.
“Nuk mund ta mohoj, por ta dua këtë vend. Miqtë e mi më të mirë janë grekët, më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj. Tani jam i vjetër këtu. Një dorë që të ushqen e ndihmon, kurrë nuk mund ta kafshosh”, ka thene Durmishaj.
Me tej shtoi:
“Unë e respektoj këtë vend plotësisht. Kam ardhur me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na keni ndihmuar shumë. Kjo është arsyeja pse dua ta nderoj këtë vend sa më shumë që mundem. Është një nder i madh për mua, që më vlerësojnë Anastasiadis dhe Basinas. Dua ta tregoj veten sa më mirë, për ta justifikuar gjithë vlerësimin që kanë për mua”, perfundoi Fjoriani.