Në takimin e mbajtur mes drejtuesve të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) dhe përfaqësuesve të policisë në Gjilan, është thënë se kemi rënie të rasteve të raportuara për dukuritë negative ne shkolla.
Këtë e ka konfirmuar, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica i cila tha se është takuar me përfaqësuesit e policisë, e ku është thënë se bazuar në raportet policore sa i përket gjendjes së sigurisë, rezulton se kemi rënie të rasteve të raportuara për dukuritë negative ne shkolla.
Kjo statistikë ka të bëjë me krahasimin e periudhës së këtij viti me vitin e kaluar. Gagica po ashtu ka përmendur edhe faktin që bazuar në raportet e policisë, në statistikat policore brenda muajve shtator e tetor, nuk është regjistruar asnjë rast i narkotikëve në shkolla.
“Kontribut në këtë drejtim kanë dhënë Policia e Kosovës, DKA, drejtorët e shkollave, kujdestarët e klasave, mësimdhënësit, por në veçanti prindërit qe po japin kontribut të theksuar në këtë drejtim”, ka thënë Gagica.