Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të cilësuar si “Mos vendosja e masave të sigurisë gjatë punës”. Rasti ka ndodhur në Komunën e Kamenicës.
“Punëtoret e një firme nga Prishtina të cilët ishin duke punuar në montimin e shtyllave elektrike për mullinjtë elektrik në fshatin Kikë kanë lajmëruar se gjatë punimeve kryepunëtori i kësaj firme ka dëmtuar (këputur) dy gishtat të dorës duke punuar me makinë”, thotë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, viktimës i është dhëne ndihma e parë nga punëtoret e tij dhe me pas është transportuar për në spitalin rajonal në Gjilan për tretman mjekësor . Në vendin e ngjarjes kanë dal inspektoret punës .
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të hapet rast “Mos vendosja e masave te sigurisë gjate punës” dhe i dedikohet njësisë së hetimeve”, ka thënë Hashani.