/2L ONLINE/ – Në rrugën “Agim Ramadani” në Viti, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Autoritetet policore bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt. /2L ONLINE/
fotoilustruese