Në kuadër të projektit ,,Duaje Liqenin Tuaj’’ të financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, përkrahur nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), të implementuar nga AZHR – Lindje, ka filluar pastrimi i liqenit të Livoçit. Për fat të keq, për shkak të pandemisë nuk ka qenë e mundur që pastrimi i liqenit të bëhet përmes aktivistëve dhe vullnetarëve, andaj kemi angazhuar kompaninë Rajonale “Ecohigjiena”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje.
Deri më tani janë grumbulluar 180 thasë me mbeturina. Gjatë javës do të vendosen dy konteinerë, prandaj pas pandemisë lusim të gjithë vizitorët që mbeturinat t’i hedhin në konteiner, në mënyrë që të krijohet një ambient i pastër dhe i këndshëm.
Falënderojmë të gjithë dashamirësit/aktivistët e natyrës të cilët kanë shprehur gatishmëri për tu bashkangjitur në aktivitetet për pastrimin e liqenit, mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, vendimi që është marrur nga qeveria për ndalimin e tubimeve na është pamundësuar që këtë aktivitet ta zhvillojmë me aktivistë. Në rast të krijimit të kushteve për tubime, ne do të njoftojmë dhe ftojmë të gjithë aktivistët dhe dashamirësit e natyrës për të vazhduar me mirëmbajtjen e liqenit, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje.