Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë gjendet në Prishtinë në vigjilje të festivalit “Sunny Hill”, i cili pritet të filloj sot, për të vazhduar për 3 ditë radhazi
Dua Lipa është shfaqur në konferencë për media, duke dhënë përshtypjet e para të kësaj vizite.
Dua Lipa ndër të tjera ka thënë se ndihet shumë krenare për organizimin e këtij festivali pasi është një mundësi e madhe e promovimit të Kosovës, dhe Prishtinës nëpër botë.
Pjesë e konferencës ishte edhe Dukagjin Lipa babai i Duas i cili njëherit është edhe organizatori kryesorë i festivalit, gjithashtu pjesë e konferencës ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili u shpreh mjaft i kënqur për festivalin.