Policia e Kosovës në Viti, përmes rrugëve operative është njoftuar për një rast “Transport ilegal i kafshëve”. Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Vitisë kanë arritur ta identifikojmë dhe më pas ta ndalojmë një kamion në fshatin Drobesh, Komuna Viti, i cili kishte qenë duke transportuar kafshë, pa pasur dokumentacion përkatës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshimti, Shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në një fshat në Komunën e Vitisë, i njëjti në mjetin transportues kishte të ngarkuara pesë (5) krerë lopë dhe pesë (5) krerë gjedha.
Hashani tha se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës njësitet e Vijës Kufitar të cilëve ju ka dorëzuar kamioni me kafshët e ngarkuara si dhe i dyshuari i lartë cekur, për procedura të mëtejme ligjore.