Koha e AKR-së në Gjilan po vjen më fuqishëm se kurrë, interesimi në rritje i qytetarëve sa vjen e shtohet në çdo aktivitet, organizim që mbajmë, pjesëmarrja është masovike në çdo lokalitet, po mbizotëron një klimë pozitive për AKR dhe mikpritja është shumë e ngrohtë për përfaqësuesit tanë kudo që ne jemi prezent, thonë zyrtarë të këtij subjekti politik.
Sekretari i Degës, Arianit Ibrahimi, ka thënë se ky subjekt është në ditët e saja më të mira që nga themelimi, këtë e dëshmoi edhe fshati Ponesh me një përkrahje të madhe dhe të fuqishme në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor ku dhe u zgjedh kryetari dhe struktura udhëheqëse.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i hapi Kryetari i Degës Ismet Hajdini, të pranishmit i përshëndeti anëtarja e Kryesisë në Qendër Vana Jerliu Ramadani dhe anëtari i Kryesisë në Degë, Vehbi Salihu.
Kryetar i AKR-së, në Nëndegën e Poneshit u zgjodh Driton Shala, me aklamacion nga delegatët e pranishëm, Kryetari i porsazgjedhur premtoi se do të jetë zë i fuqishëm i fshatit Ponesh brenda Degës së AKR-së.