Drita po vazhdon me hapa të sigurt luftën për titullin kampion, pasi vazhdon të jetë lidere e vetme e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 27-të.
Në ndeshjen ndaj Dukagjinit, ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 2:0, sado që nuk kishin fat në pjesën e parë dhe ajo u mbyll 0:0, shkruan 2LONLINE.com.
Dominimi i vendasve në stadiumin e Gjilanit ishte i dukshëm, por pa konkretizime, kurse bardh e kaltërit e humbën edhe një penallti në pjesën e dytë.
Megjithatë, ishin të mjaftueshëm golat e Liridon Lecit dhe Astrit Fazliut që gjilanasit të marrin fitoren e radhës dhe të vazhdojnë kryesimin në tabelë.
Në anën tjetër, Flamurtari e ka mposhtur Ferizajn në duelin e kundërshtarëve direkt për mbijetesë (3:2).
Ndërsa, Trepça ’89 në udhëtim ka triumfuar ndaj Drenicës (2:4).