DYLON

Trajneri i Dritës i kënaqur, por ka një porosi për futbollistët

Trajneri i Dritës i kënaqur, por ka një porosi për futbollistët
Avatar photo Elife Sherifi

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në duel ndaj Dukagjinit, ndeshje që e fituan në pjesën e dytë, 2:0.

Mirëpo, Nuhiu ka theksuar se rastet e shumta të ofruar në këtë ndeshje nuk do të mund t’i kenë edhe ndaj kundërshtarëve për titullin kampion, prandaj lojtarët e tij duhet të jenë më vigjilentë dhe t’i konkretizojnë rastet e sigurta.

Tekniku shkupjan ka analizuar edhe ndeshjen me Dukagjinin, teksa ka folur edhe për ndeshjet e radhës të cilat janë në program për ‘bardhekaltërit’.

EkoHigjiena

“Dukagjini luajti një ndeshje të mirë, duke rrespektuar kampionatin. E dimë që ndeshjet e ardhshme do të jenë më të vështira dhe nuk do të kemi mundësi të krijojmë shumë raste. Fituam me meritë por nuk do të relaksohemi. Tani vinë takimet direkte me pretendetët për titull”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Drita ka tubuar 58 pikë dhe kryeson e vetmuar kampionatin, ndërkohë që pretendentët e tjerë do të zhvillojnë të hënën ndeshjet e xhiros.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.