DYLON

Lidhja e mësimit teorik dhe praktik, garancë për arritshmëri të lartë të nxënësve

Lidhja e mësimit teorik dhe praktik, garancë për arritshmëri të lartë të nxënësve
Avatar photo Redaksia

Në situatën e vështirë, pas shtrirjes së pandemisë së virusit korona edhe në Kosovë, Komuna e Gjilanit shpejtë e filloi riorganizimin e punës në këto kushte të rënduara. Kështu edhe DKA e Gjilanit, e para në Kosovë e përgatiti platformën lokale të mësimit online “mesojmengashtepia” për arsimin parauniversitar.

Shkruan: Festim SHKODRA    2LONLINE.com  

Kjo platformë pastaj u kombinua nga mësimdhënësit gjilanas me nisiativa tjera të tyre edhe me platforma tjera interaktive të punës me nxënës. Poashtu ishin tejet të dobishme edhe platformat e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri që filluan më vonë.

EkoHigjiena

Në këtë kuadër edhe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, shkollë kjo elite në nivel të shtetit u organizua me sukses mësimi online në këtë platformë të DKA-së së Gjilanit, i shoqëruar edhe me shumë forma tjera pune origjinale të mësimdhënësve të tij. Kështu edhe në këtë kohë pandemie nuk mungoi angazhimi i mësimdhënësve dhe nxënësve.

Kështu, pos formave tjera të punës, duke ditë rëndësinë e madhe të lidhjes së mësimit teorik dhe praktik, organizuam dy projekte praktike nga lënda e matematikës së klasës së dhjetë. Këto projekte u organizuan në kuadër të kapitullit mësimor nga gjeometria “Matja e sipërfaqeve të rrafshëta”. Këto projekte sigurojnë arritjen e lartë të rezultateve të kurrikulës dhe dhe bëjnë edhe një lidhje tejet të mirë ndërkurrikulare të fushës së matematikës me fushat tjera të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar në Kosovë.

Projekti i parë ishte: “Vizatimi teknik i planit të një kati të shtëpisë – banesës së banimit dhe llogaritja e kostos së lyerjes së atij kati me ngjyrë.“ Kërkesë e parë këtu ishte që nxënësi të masë vetë një kat të shtëpisë – banesës, pastaj të vizatoj këtë plan duke respektuar një shkallë të përshtatshme të zvogëlimit si dhe të llogarisë pastaj syprinën e sipërfaqes së tij. Kërkesa e dytë në këtë projekt ishte të përgatitet nga nxënësi një plan i lyerjes me ngjyrë, të një kati të shtëpisë – banesës dhe të bëhet llogaritja e kostos së kësaj pune nëse e punon vetë.

Projekti i dytë ishte: “Matje në terren”. Kërkohej nga nxënësi të masë një sipërfaqe shumëkëndëshe konvekse të parregullt në terren, të marrë sipas dëshirës, si dhe të bëhet vizatimi teknik i saj duke respektuar një shkallë të përshtatshme të zvogëlimit.

Këto dy projekte përmes kontakteve online dhe udhëzimeve të dhëna u realizuan me sukses dhe vullnet të madh, nga nxënësit tanë të klasës së dhjetë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Kjo ndërlidhje e mësimit teorik dhe praktik është garancë për arritshmëri të lartë të nxënësve në çdo fushë të Kurrikulës së Arsimit në Kosovë e posaçërisht edhe në matematikë. Kështu ua mundësuam nxënësve që të gjejnë vetë një pjesë të përgjegjes në pyetjen më të shpeshtë që kanë: “Pse na duhet matematika”. Me lidhjen e mirë të mësimit teorik dhe praktik në matematikë nxitet dhe mbahet interesimi i nxënësve për të mësuar këtë shkencë të mrekullueshme.

Shiko galerinë e fotove lidhur me këtë shkrim

Shiko galerinë e fotove lidhur me këtë shkrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.