Sulmuesi Kastriot Rexha do të largohet nga Feronikeli pasi qëndroi një vit e gjysmë aty. Kampioni aktual ka bërë të ditur që nuk i nevojiten më shërbimet e Rexhës, edhe pse ky i fundit ka kontratë deri në verën e vitit 2021.
Njëri ndër klubet më aktiv që po e vëzhgon nga afër këtë situatë dhe kërkon të përfitojë është Drita nga Gjilani.
‘Bardhekaltërit’ kanë nisur bisedimet me sulmuesin Kastriot Rexha për një ribashkim të mundshëm pas dy edicionesh.
Bisedimet tashmë ndodhen në fazën finale dhe ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të tjera.
Rexha është ofertuar edhe nga disa skuadra tjera të Superligës, si kampioni aktual vjeshtor, Ballkani.
31 vjeçari ishte pjesë e Drites, dy edicione më parë, duke arritur ta fitonte titullin kampion dhe njëherit ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit.