Ndonëse deri më tani janë luajtur katër xhiro të Superligës së Kosovës në futboll, Drita sot zhvillon ballafaqimin e parë, kundër skuadrës Ferizaj.
Skuadra gjilanase nuk e kishte zhvilluar deri më tani asnjë ndeshje kampionale për shkak se ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Ajo sot, me fillim prej orës 16:00, nis kampionatin, duke u ballafaquar me skuadrën Ferizaj, ndeshje kjo e javës së katërt, që luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Përndryshe, skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani, ka të pazhvilluara ndeshjet me Malishevën, Prishtinën e Suharekën. /2LONLINE/