Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e futbollit, FC Drita nga Gjilani ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit të Klinës, me rezultat minimal 1 – 0.
Pas barazimit në xhiron e parë, Drita tani regjistron edhe fitoren e parë në këtë edicion të ri të garave.
Përndryshe, takimi u zhvillua në Gjilan në stadiumin ndihmës me bari sintetik, ku skuadra bardh e kaltër erdhi deri te fitorja përmes golit të vetëm të shënuar nga Marko Simonovski, në pjesëlojën e dytë përkatësisht në minutën e 58’ të takimit.
Drita për momentin, me një fitore e nj barazim mbanë pozitën e parë me 4 pikë.
Ndeshja tjetër e kësaj xhiroje e luajtur sot në mes të Llapit e Trepçës 89’ u mbyll pa fitues, 2 – 2.
Përndryshe ndeshjet tjera të xhiros së dytë luhen nesër (e diel).
Gjilani – Malisheva
Ballkani – Drenica
Ferizaj – Prishtina
/2LONLINE/