DYLON

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në trafikim me narkotik

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në trafikim me narkotik
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot, më 20.08.2022, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), kanë ndalur një veturë, pasi dyshoje se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike.

Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.

EkoHigjiena

Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”. Me aktvendim nga prokurori të njëjtit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.