DYLON

Kryqi i Kuq në Kamenicë falënderon vullnetmirët që po e mbështesin vazhdimisht në aktivitete humanitare

Kryqi i Kuq në Kamenicë falënderon vullnetmirët që po e mbështesin vazhdimisht në aktivitete  humanitare
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të Kryqit të Kuq të Kamenicës kanë falënderuar vullnetmirët që po e mbështesin vazhdimisht këtë organizatë në aktivitetet e saja bamirëse.

Kryqi i Kuq, Dega-Kamenicë, falënderon të gjithë humanistët me zemrën e tyre të madhe të cilët nuk ngurruan asnjëherë të e mbështesin në çdo aktivitet duke përfshirë edhe në një ditë të veçantë, 19 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Humanitetit.

EkoHigjiena

“Falenderojmë të gjithë pronarët e bizneseve e në veçanti Kids World/Antex me pronar:Blerim Isufi i cili në këtë ditë të veçantë dhurojë tepih për shtëpinë e Sami Isufit si dhe premtoi për çdo muaj nga 100 euro për dy familje me fëmijë jetimë. Kurse KASTRO/sh.p.k me pronar: Ilaz Kastrati dhurojë elementet e banjos për këtë shtëpi”, ka bërë me dije për 2LONLINE.com, Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq i Kamenicës.

Sipas tij, qytetarët e komunës së Kamenicës duke përfshirë fëmijë, të rinjtë e të moshuar, e përkrahen Kryqin e Kuq me donacionet e tyre,  për t’ua lehtësua kështu, kushtet ekonomike familjeve me nevojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.