Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, përfshirë edhe ato të skuadrave gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.
Drita ka shënuar fitore minimale por të vlefshme, pasi ka mundur Prishtinën me rezultat 1 me 0. Golin e fitores për skuadrën gjilanase e shënoi Blerim Krasniqi, në minutën e 61-të të takimit.
Drita vazhdon të jetë e treta në tabelë me 46 pikë.
Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka humbur si mysafire ndaj Llapit. (1-2). Ahmed Januzi shënoi për vendasit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërsa sulmuesi i skuadrës gjilanase, Senad Jaroviq barazoi shifrat në minutën e 71-të me golin e shënuar nga penalltia, e nga penalltia shënoi për fitoren e llapjanëve edhe Muhamet Hyseni, në minutën e 90-të.
Gjilani vazhdon të jetë në zonën e barazhit, renditet e teta me 22 pikë.
Ndërsa, ndeshja tjetër ndërmjet Dukagjinit dhe Fushë Kosovës përfundoi pa fitues dhe pa gola.
Nesër zhvillohen edhe dy takimet tjera të kësaj jave. Takohen Ballkani – Malisheva dhe Liria – Feronikeli 74. /2LONLINE/