DYLON

Zëvendësministri Syla mori pjesë në manifestimin ndërkombëtar në Doha “DIMIDEX”

Zëvendësministri Syla mori pjesë në manifestimin ndërkombëtar në Doha “DIMIDEX”
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar vizitën në shtetin e Katarit, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i MM-së. Kjo vizitë u realizua me ftesë nga autoritetet e Katarit, për pjesëmarrje në manifestimin e madh ndërkombëtar në Doha “DIMIDEX” (Doha International Maritime Defence Exhibition & Conference), të mbajtur nga data 4-6 mars 2024.

Më 4 mars, u mbajt takimi qendror me të gjitha delegacionet e shteteve pjesëmarrëse (ShBA, Britani e Madhe, Francë, Turqi, Kinë, Iran, Japoni, etj.,). Në vazhdim u hap panairi i madh i ekspozimit të teknologjive më moderne dhe më të avancuara të të gjitha llojeve të armatimit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, zëvendësministri Syla me delegacionin e tij vizituan panairin, të shoqëruar edhe nga ambasadori ynë në Katar, Fuad Morina. Takim i veçantë u organizua nga Abdullah Hassan Al-Khater, shef ekzekutiv i kompanisë “Barzan Holdinks” e cila udhëheqë industrinë e mbrojtjes së Katarit. Në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore u dakorduan për bashkëpunim dypalësh në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Poashtu, zëvendësministri Syla u takua edhe me përfaqësues të shumtë të kompanive më të njohura në industrinë e mbrojtjes, ku u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me interestes të përbashkët.

Në vazhdim, delegacioni vizitoi edhe ambasadën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u pritën ngrohtësisht nga Nuri Domi dhe Shaban Jashari, drejtues të zyrave të ambasadave.

Krejt në fund, zëvendësministri u prit nga ambasadori turk në Katar, dr. M. Mustafa Goksu, presidenti i industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. Haluk Görgün, në takimim e mbrëmjes përmbyllëse me përfaqësues të 30 kompanive të industrisë së mbrojtjes, nën organizimin e ambasadës së Turqisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.