Skuadra e Dritës ishte më e mirë se skuadra nga kryeqendra, Prishtina, pasi e dominojë në tërësi lojën dhe edhe me tri gola të shënuar, e duke mos pranuar gol, i arkëtoi tri pikë të reja, duke e bërë kështu edhe një hap të sigurt drejt kreut të tabelës.
Ekipi gjilanas luajti mirë dhe në pjesëlojën e parë e konkretizojë këtë edhe me dy gola. Fillimisht shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia (22’) e më pas, rrjetën e kundërshtarit e tundi edhe Albert Dabiqaj (24’).
Me rezultatin 2 me 0, u përmbyll pjesëloja e parë.
Ndonëse ishin më të qetë për shkak të epërsisë, skuadra bardh e kaltër vazhdojë edhe në pjesën e dytë ta kërkojë golin, e që erdhi në minutën e 88-të, sërish Dabiqaj ishte realizator, pas një aksionit të mirë të Dritës.
Pra epilogu final i takimit të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll: Drita – Prishtina 3:0.
Tani skuadra e Dritës ka 18 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë të tabelës, me një pikë më pak se vendi i parë e i dytë, por se mos të harrojmë se skuadra gjilanase i ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe do të mjaftonte fitorja në njërën nga nga këto ndeshje të mbetura për ta rrëmbyer kreun e tabelës. /2LONLINE/