Kf.Drita po mendon shumë seriozisht për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës 2019/2020.
Mësohet se yllit të futbollit dhe skuadrës llapjane, Mentor Zhdrellës, Drita ia ka plotësuar të gjitha kërkesat.
Mbetet të shihet nëse mesfushori Zhdrella do të vendos për Dritën apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër.
Kujtojmë se Zhdrella për katër vite më radhë është shpallur lojtari më i mirë në Kosovë nga Fedrata e Futbollit e Kosovës.
Klubi nga Anamorava së fundmi ka arritur marrëveshje me dy futbollistët e Llapit, Hamdi Namanin dhe Ilir Blakqorin.