Skuadra e Dritës ka vazhduar serinë e rezultateve befasuese në këtë edicion të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Gjilanasit, të dielën, kanë shënuar fitore në kryeqytet në duel me RTV 21, me rezultat 90:84.
Kejson Çiks me 26 dhe Xhozef Minsi me 20 pikë të shënuara ishin më të merituarit për fitoren e gjilanasve, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Dushica, Mehmeti e Sylejmani. Tek 21-shi pothuajse gjysmën e pikëve i shënoi Keith Gabriel (41), derisa Trei Hempton realizoi 24 pikë, transmeton RTK.
Rezultatet:
RTV 21 – Drita 84:90
Kastrioti – Sigal Prishtina 68:95
Besa – Peja 76:97
Trepça – Bashkimi 79:74
Tabela
1. S. Prishtina 5 5 0 10
2. Peja 5 4 1 9
3. Drita 5 4 1 9
4. RTV 21 5 2 3 7
5. Trepça 5 2 3 7
6. Bashkimi 5 2 3 7
7. Kastrioti5 1 4 6
8. Besa 5 0 5 5
Në javën e 6-të, takohen:Peja – Drita, Bashkimi – RTV 21, Sigal Prishtina – Trepça, Kastrioti – Besa.