‘Fati i keq na ka përcjellë në fillim të kampionatit vendorë që në xhirot e para ku kemi humbur dy lojtarë për një pjesë të gjatë të sezonit për shkak të lëndimeve të marra, thuhet në një komunikatë zyrtare të FC Drita.
Drejtuest e klubit bardh e kaltër bëjnë me dije se nNë ndeshjen e parë të luajtur përballë FC Ferizaj kanë humbur për një kohë të gjatë qendërmbrojtësin Hasan Gomda i cili la ndeshjen në gjysmë dhe pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua që ka këputur ACL ligamentin kryqëzorë.
Në ndeshjen e dytë me radhë të zhvilluar në shtëpi në përballje me FC Malisheva lojtari Ilir Mustafa largohet nga loja për shkak të një lëndimi që poashtu pas ekzaminimeve mjekësore rezulton që ka këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.
Dyshja Gomda-Mustafa do të jenë jashtë fushave për një kohë relativisht të gjatë dhe do të jenë mungesë e madhe në ekip.
Gomda do ti nënshtrohet operimit të martën e ardhshme ndërsa për Ilir Mustafën do të shihet gjatë ditëve në vijim.
Lëndime të natyrave të rënda klubin Dritën e kanë përcjellë edhe vitet e kaluara dhe se shkaktarë kryesorë për këto lëndime duket se janë stadiumet sintetike dhe infrastruktura e keqe në mbar vendin.
“Duke shpresuar se gjithçka do të shkoje mirë dhe ndërhyrjet kirurgjike të kalojnë me suksese, Hasani dhe Iliri me ndihmën e zotit do të kthehen edhe më të fortë dhe klubi do t’i qëndrojë afër për ta kaluar sa më lehtë këtë sfidë” thuhet në komunikatën e Dritës. /2LONLINE/