Me fitore ndaj Suharekës, FC Drita ka rrëmbyer kreun e tabelës, në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra bardh e kaltër nga Gjilani, në javën e 12-të ka shënuar fitore si mysafire në Suharekë, madje me rikthim rezultati, duke treguar kështu karakter në këtë lojë, duke i fituar tre pikë të arta që e bëjnë tani lider të Albi Mall Superligës së Kosovë në futboll.
Ishte Suhareka e cila kaloi në avantazh përmes golit të shënuar nga Mevlan Zeka (28′), por se skuadra e Zekirija Ramadanit përmbysi këtë epërsi, së pari barazoi Ibrahim Salifu (44′) e pastaj golin e dytë, që doli të jetë edhe ai i fitores, e shënoi Albert Dabiqaj (66′).
FC Suhareka – FC Drita 1 – 2.
Tani Drita i prin tabelës së klasifikimit me 21 pikë nga 10 takime, duke lënë pas Ballkanin (2), Prishtinën (2) dhe Malishevën (3) që kanë nga 19 pikë, plus që Drita ka edhe dy lojë më pak të zhvilluara, mundësi për ta ngritur diferencën nga ekipet që tani do ta ndjekin pas.
Në mesjavë, Drita do ta luaj ndeshjen me Prishtinën, që është ndeshje e mbetur. /2LONLINE/