Drita ka shënuar një fitore të madhe ndaj Llapit edhe atë me rikthim rezultati, ballafaqim ky i javës së 14-të, i Superligës së Kosovës në Futboll.
Në fakt, kjo është një “hakmarrje” e Dritës, pasi deri më tani, në këto javët e zhvilluar, deri më tani, në elitën e futbollit kosovar, Llapi ishte e vetmja skuadër që ia kishte shkaktuar humbjen, të vetmën që e ka skuadra bardh e kaltër në statistikat e saja.
Skuadra që po drejtohet nga strategu Zekirija Ramadani, me fondi ne lojtarëve cilësor që ka, po tregon kualitet edhe në fushë ne blertë dhe tani me këtë fitore, Drita pozicionohet edhe më fuqishëm në vendi ne parë dhe shton dallimin në pikë me vendin e dytë.
Kur jemi te takimi i sotëm, skuadra që mbështetet nga “intelektualët”, u gjend në disaavantazh në 45 minutat e para, pasi Blend Baftiu i Llapit në minutën e 22 shënoi për avantazhin e skuadrës llapjane.
Por, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani, në pjesëlojën e dytë e tregoi vetën e saj dhe përmes tregolshit të Alber Dabiqajt, në minutat 67, 75 dhe 90+2, përmbysi gjithçka dhe regjistroi fitoren e radhës dhe tri pikë të reja.
Epilogu i takimit: Drita – Llapi 3:1.
Tani skuadra bardh e kaltër nga Gjilani edhe më tepër e ka përforcuar pozitën e parë në tabelë , ku të grumbulluara 31 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 26 pikë, Malishevën me 25, e kështu me radhë. /2LONLINE/