Ergyn Ahmeti është futbollisti më i ri i Dritës. Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit gjilanas, derisa e ka prezantuar mesfushorin mitrovicas me fanellën ‘bardhekaltër’.
Ahmeti, i cili ishte pjesë e FC Prishtinës në tri edicione ka zgjedhur Dritën para disa ofertave që kishte në tryezë.
24 vjeçari i bashkohet kështu kampionëve në fuqi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu pas katër ditësh edhe kur pritet të nisin përgatitjet për edicionin e ri.
Më poshtë mund ta gjeni edhe njoftimin zyrtar të klubit gjilanas:
Ergyn Ahmeti zgjodhi KAMPIONIN!
Sot kemi arritur marrëveshje edhe me një lojtar shumë të rëndësishvm siç është Ergun Ahmeti.
24 vjeqari vshtë një lojtar i dëshmuar në ligën tonë dhe përpos që do të jetë forcë shtesë në kampionatin e Kosovës, do ta ndihmojë ekipin edhe në garat ndërkombetare.
Ergyni do të jetë bardhë e kaltër për dy vitet e ardhshme, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me klubin tonë. /2LONLINE.com/