FC Drita ka triumfuar në ndeshjen e javës së 19-të në Superligë, në një ndeshje dramatike me rezultat 3:2 ndaj Vushtrrisë. Një fitore jo fort e lehtë e ‘bardhekaltërve’ , pasi humbën dy herë epërsinë, duke pranuar dy gola dhe duke i shënuar tre gola vendasve.
Izair Emini, Erjon Vucaj dhe Kastriot Rexha realizuan për skuadrën gjilanase, ndërkohë Drilon Fazliu dhe Bler Istrefi kanë shënuar për ekipin vushtrrias.
Me këtë fitore Drita i bashkohet Ballkanit në kreun e tabelës me nga 37 pikë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kurse, Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të me 15 pikë të tubuara.