DYLON

Dumoshi konfirmon investimet në stadium, teatër, palestër e infrastrukturën e rinisë së Gjilanit

Dumoshi konfirmon investimet në stadium, teatër, palestër e infrastrukturën e rinisë së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të madhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me këto tre resorë, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Komunë.

“Ministren Dumoshi e njoftova për aktivitetet e kulturës, rinië dhe sportit. E falënderoj shumë për solidaritetin dhe mbështetjen që ma dha mua dhe qytarëve të Gjilanit. Stadiumi, teatri, palestra e infrastrukura e rinisë, janë disa programe që do të punojmë së bashku”, ka thënë pas takimit, kryetari Haziri.

Ai ka shfaqur besimin që ministra Dumoshi do t’i avancojë edhe më shumë tre sektorët e mëdhenj, në kuarër të kësaj Ministrie.

EkoHigjiena

“Ka qenë insistuese që kjo Ministri të mos shkrihet, për shkak të interesit të kulturës, rinisë dhe sportit”, ka thënë Haziri.

Kurse, ministrja e Kutlurës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ka shfaqur konfirmimin për investimet në fushat e përmendura.

“E njoftova kryetarin që do të ketë investime në stadiumin e qytetit sipas standareve të UEFA, në përfundimin e palestrës e sporteve në Zhegër, disa investime në palestrën “Bashkim Selishta –Petriti dhe investimet e nevojshme në teatër”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka suprizuar Hazirin, teksa ka konfirmuar se shumë shpejtë do të fillojnë me ndërtimin e dy fushave të tenisit.

“Kështu që, kryetar, gjejeni sa më shpejtë vendin për ndërtimin e këtyra fushave”, theksoi ministrja Dumoshi.

Pas takimit, Haziri e Dumoshi, kanë vizituar teatrin e qytetit dhe stadiumin e qytetit, ku në këtë të fundit, po vazhdojnë punimet e rindërtimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.