Nuhiu reagon pas fitores dramatike, tregon pse Drita hasi në vështirësi?!

Nuhiu reagon pas fitores dramatike, tregon pse Drita hasi në vështirësi?!

FC Drita ka triumfuar më me vështirësi se që ishte pritur përballë Vushtrrisë, ku pas një drame të vërtetë ndeshja u mbyll me fitoren e Drites me rezultat 3-2.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij nuk e nënvlerësoi kundërshtarin, por ishte tereni jo i përshtatshëm për lojë që ata të luanin lojën e tyre.

“Ndeshjet e tilla janë më të vështira. Edhe pse nuk e nënvlerësuam ekipen kundërshtare. Ndoshta tereni ishte i papërshtatshëm, pasi që ne nuk mundëm të luanim lojën tonë. Në fund janë më të rëndësishme pikët. Ndonjëherë ndeshjet duhet t’i fitosh edhe në këtë mënyrë. I uroj futbollistët për fitoren e realizuar. Uroj edhe kundërshtarin për luftën që e bënë deri në fund”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Më pas ai foli edhe për mungesat e ‘bardhekaltërve’ në këtë takim, si dhe inkuadrimin e futbollistëve të tjerë në këtë ndeshje.

“Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm. Uroj që secili futbollist që ka minuta në dispozicion t’i shfrytëzojë sa më mirë”, përfundoi Nuhiu.

Me këtë fitore Drita i bashkohet Ballkanit në kreun e tabelës me nga 37 pikë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

KOMENTE