/2L ONLINE/ – Dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani që bëjnë gara në Superligën e Kosovës në futboll, kampionatin e ri e kanë nisur, e para me fitore, e dyta me humbje. Skuadra e Dritës ka shënuar fitore edhe atë si mysafire duke mundur skuadrën e Trepçës me rezultat minimal, me golin e shënuar nga Leutrim Kryeziu në minutë ne 86 të ndeshjes. Derisa Gjilani si vendës pësoi humbje nga Trepça 89, me rezultat 2 me 1. Golat për mysafirët i shënuan nigeriani Joe John në minutën e 29 dhe Muharrem Jashari në minutën e 84, e për vendës realizator i golit ishte Isa Eminhaziri në minutën e 74, nga pika e bardhë.
Të dyja këto takime janë zhvilluar sot, sikurse edhe takimi tjetër Ferizaj – Hajvalia (4-0), ndërkohë që të shtunën ishin zhvilluar edhe dy takime tjera, Feronikeli – Besa (1- 2) dhe Drenica – Liria (2-1), ndërsa të premten ishte luajtur takimi i parë i këtij kampionati në mes Prishtina – Llapi (3-1).
Përndryshe në kuadër të javës së dystë të SuperLigës së Kosovës në futboll skuadrat gjilanase ballafaqohen:
Trepça 89 – Drita
Gjilani – Feronikeli
Ndeshjet zhvillohen të shtunën më 27 gusht
Përndryshe, ja tabela pas xhiros së parë