Ndonëse mbeti me një lojtarë më pak që nga minuta e 62 e takimit, FC Drita ia arriti që të avanconte e para në ballafaqim me skuadrën mysafire nga kryeqendra, por se FC Prishtinës, iu deshën vetëm tre minuta, pas lojë shtesë, (90+1 dhe 90+3)., që me përmbysje rezultati ta fitojë ndeshjen, 1 – 2.
Një ndeshje kjo me një fund dramatik, që u luajt në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll, bëri që pikët t’i marrin mysafirët dhe Dritës vendëse t’i shkaktohet humbja e parë në këtë stinor.
Përndryshe, Drita mbeti me një lojtar më pak në minutën e 62 kur Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq, porse Drita edhe me dhjetë lojtarë, ishte në kërkim të golit dhe atë e gjeti përmes lojtarit, Prince Balde që në minutën e 88 shënoi për 1 me 0.
Por se, kur të gjithë pritën që Drita, përkundër se luajti më shumë se gjysmë ore, me një lojtar më pak, do të regjistrojë fitoren e radhës, ndodhi përmbysja nga skuadra e kryeqendrës, që fillimisht përmes Shefit Shefiti barazoi rezultatin në minutën 90+1, e në 90+3, Leotrim Kryeziu shënoi nga penalltia për 1-2, rezultat ky me të cilin edhe u përmbyll takimi.
Drita doli nga kjo ndeshje e dëshpëruar, pasi nuk i ndali pikët për vete, por se ajo akoma vazhdon të jetë liderë e tabelës, pasi ka 27 pikë nga 12 takime, e që përcjellët nga Ballkani me 22 pikë por me Vetëm 9 ndeshje të luajtura. /2LONLINE/