DYLON

Kolegjiumi për inspekcion kërkon ri-rregullimin e veprimtarisë inspektuese në komuna

Kolegjiumi për inspekcion kërkon ri-rregullimin e veprimtarisë inspektuese në komuna
Avatar photo Redaksia

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë për Inspekcion edhe një herë shpreh shqetësimin sa i përket sfidave aktuale në procesin e inspektimeve në komuna.

Gjatë zhvillimit të punës inspektuese është vërejtur se problematikat për të gjitha komunat mbesin të njëjta, sikurse është roli dhe përgjegjësia e inspeksionit në komuna, ku u përmendën një varg çështjesh të cilat janë pengesë në zhvillimin e mirëfilltë të procesit dhe procedurave inspektuese në komuna.

EkoHigjiena

Duke marrë parasysh tendencat në centralizimin e kompetencave te inspektorëve në komuna, me shumë rëndësi u konsiderua ri rregullimi i veprimtarisë inspektuese në komuna duke mos harruar gjetjen e një mekanizmi që rregullon mënyrën e bashkëpunimit dhe koordinimit të inspektorateve në fusha të ndryshme.

Si pikë kryesore mbetet shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin dhe Mbikqyrjen e Tregut i cili bazuar në përvojat e deritanishme kjo mënyrë e organizimit është treguar jo efikase, prandaj është e nevojshme rregullimi i duhur i bazës ligjore, organizimit hierarkik me mandat të qartë për përgjegjësinë në punë.

Trajtimi jo serioz i ligjit për inspektorët e tregut, u konsiderua si pengesë e mëtutjeshme në rregullimin e procesit dhe zbatimin e punës së përditshme të inspekcionit komunal, ku edhe ka humbur esencën në respektimin e tij.

Andaj një diskutim me të gjitha instancat në një iniciativë të re në tejkalimin e kësaj situate përmes bashkëpunimit me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) mbetet pikësynim, deri në gjetjen e alternativave të përshtatshme në zgjidhjen e këtij problemi.

Një çështje me rëndësi sa i përket punës dhe rolit të trupës inspektuese në komuna mbetet, përcaktimi i koeficientëve për inspektorët komunal, numri i inspektorëve të angazhuar, pagesa e rrezikshmërisë në punë si dhe rekrutimi i inspektorëve të rinj.

Duhet patjetër të ketë një harmonizim sa më të mirë të inspektoratit në komuna, fushë kjo e cila është ndër më të rëndësishmet e pushtetit lokal, përmes së cilës ndikohet drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.