Përderisa skuadra e Gjilanit para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, Drita si mysafire e Feronikelit ka marr tri pikë, duke dal fituese me rezultat 2:0.
Fitoren skuadrës së Gjilanit ia ka siguruar Premton Muja në fillim të pjesës së dytë, pasi që rezultati i pjesës së parë ishte i barabartë 1:1.
Ndërkohë edhe skuadra e Dritës ka marr një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim përballë skuadrës së Ferionikelit nga Drenasi.
Edhe pse skuadra e Dritës në këtë takim kishte hyrë pa tetë lojtarë të përbërjes së parë, futbollistët të cilëve iu dha besimi nga kryetrajneri Musa Selimi, arsyetuan plotësisht veten, duke shfaq lojë shumë të mirë dhe ofensive.
Për skuadrën e Dritës shënuan Shkëlzen Nebihu dhe Ismet Ramushi.
Me këto tri pikë të fituara, Drita dhe Gjilani bëhet skuadrat kryesore të Ligës së Parë për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar, aty ku edhe e kanë vendin.
Ndërkohë, skuadra e rithemeluar në vitin që e lamë pas, Bashkimi, në këtë javë pas fitores bindëse 7:2, në këtë xhiro, ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Hajvalia.
Pas xhiros së pestë, skuadra e Dritës zë vendin e 5-të me 9 pikë, përderisa Gjilani me 8 pikë radhitet në vendin e shtatë.
Ndërsa Bashkimi i cili bënë gara në Ligën e Dytë të Kosovës, Grupi B, në dy xhirohet e zhvilluara ka një fitore dhe një humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me 3 pikë.
Ndryshe, në xhiron e gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, skuadra e Dritës do të luan para shikuesve të saj, ku për kundërshtarë do ta ketë skuadrën e 2 Korrikut të Prishtinës, ndërsa skuadra e Gjilanit në këtë javë do të luan si mysafire e skuadrës së Sharrit. Ndeshjet zhvillohet në orën 16:00./2lonline/