• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Uncategorized

“Policë të shtrirë” kundër atyre që i ngasin shpejtë automjetet e tyre

Redaksia 2LONLINE 13 Shtator, 2010 3 min
 “Policë të shtrirë” kundër atyre që i ngasin shpejtë automjetet e tyre

Enver Biçku, zyrtar për komunikacion pran DSHP-së ka thënë se tani më në shumë pjesë të qytetit dhe në disa fshatra janë vendosur këto barriera rrugore, me qëllim që të parandalohen aksidentet e mundshme në pikat më të ndjeshme.

Sipas tij, deri më tani janë vendosur rreth 200 metër gjatësi të barrierave rrugore, kurse vlera e tyre ka qenë mbi 20 mijë euro. Ai ka bërë të ditur se këtë “policë t]ë shtrirë” , janë vendosur para institucioneve shkollore, çerdheve si dhe në ato vende, ku ka pasur aksidente të komunikacionit, sipas kërkesave zyrtare të Policisë së Kosovës.

“Deri më tani kemi vendosur afër 200metra gjatësi të barrierave rrugore, për të vetmin qëllim, që të parandalohen aksidentet e mundshme në ato pika, që llogariten si shumë të ndjeshme dhe frekuentuese”, ka thënë Biçku.

Ai tha se përveç rrugëve në Gjilan, “policët e shtrirë”, janë vendosur edhe në fshatrat Cërnicë, Gumnishtë, Përlepnicë, Livoç e Epërm, duke ji përgjigjur kështu edhe kërkesa të qytetarëve pran DSHP-së, për këtë qëllim.

Për më tepër, Biçku ka sqaruar se ka pas mbi 60 kërkesa nga vetë qytetarët, të cilët, duke i parë ngasësit e automjeteve, të cilët nuk i respektojnë sa duhet dispozitat ligjore në komunikacion, kanë kërkuar që me çdo kusht të vihen barrierat rrugore.

Përndryshe, ky zyrtar i DSHP-së ka thënë se në çdo hyrje të qytetit të Gjilanit, ekziston shenja e komunikacionit për kufizimi të shpejtësisë prej 40 km në orë, çka nënkupton se shpejtësia brenda në qytet është 40 km në orë dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë ngasësit e automjeteve.

Biçku me sinqeritet të plotë e pranon se kjo mënyrë e vendosjes së këtyre barrierave rrugore nuk është zgjidhje, për shumë arsye. Ai thotë se në radhe të parë e dëmton asfaltin e rrugës, dizajnin dhe estetikën e rrugës, mirëpo për shkak të vozitësve të pandërgjegjshëm detyrohen të bëjnë një gjë të tillë.

Sipas tij, në radhë të parë duhet të vetëdijesohen vetë ngasësit e automjeteve, se shpejtësia në qytet është e kufizuar, si kundër që edhe shërbimi i policisë rrugore duhet të jetë më efikas./2lonline/

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e fundit
Opinion

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023
Info+

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023
Info+

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në

20 Shtator, 2023
Shneta

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm

20 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

20 Shtator, 2023

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

20 Shtator, 2023

Shkatërrohen armë të ndryshme ilegale

20 Shtator, 2023

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për keqpërdorim të pozitës dhe vjedhje pylli

20 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com